Lajme

“Masakra” e Don Boskos/ Zbardhet dëshmia e vëllezërve Beqiraj: Një i njohur na ofroi punë..

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj, ishte çelës që zbërtheu një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në vend, duke përfshirë këtu edhe vrasjen në Don Bosko, ku u ekzekutua Erjon Çela.

Ata treguan se një i njohur i tyre, Kevin Zeneli i ofroi një punë, të porositur nga Kasandër Noga. Atyre i ishte treguar fotografia e Geron Hasanbelliut, i cili duhej të vëzhgohej dhe eliminohej nga vëllezërit Beqiraj.

Vëllezërit deklaruan se dy ditë para vitit të ri u dorëzuan pasi nuk po e gjenin objektivin dhe sipas tyre atentatin e mori përsipër vetë Kevin Zeneli.

Dëshmia: Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasander Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim ta vëzhgonim dhe eliminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty.

E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor 2021. Dy ditë para vitit të ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot sepse është objektiv i vështire. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ja dhamë Kevinit. Me pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne.

Si ndodhi vrasja?

Saga e vrasjeve në vendin tonë për vitin 2022 nisi më 4 janar, me vrasjen në  Tiranë të Erjon Çelës. 35-vjeçari ishte ulur në tavolinë me 4 persona të tjerë mes tyre dajën, të vëllain, kamarierin dhe një person tjetër kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tyre.

Dyshohet se ishin dy qitës dhe se janë derdhur mbi 20 plumba kallashnikovi drejt lokalit. Makina e autorëve më pas ka marrë kthesën dhe janë larguar në drejtim të  Traumës për të dalë jashtë Tiranës. Të plagosurit ishin Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, i cili u lëndua në në fytyrë dhe këmbë; Edmond Crroj 41-vjeç, daja i viktimës, i plagosur në bark e këmbë; Azbi Selimaj 19 vjeç kamarieri i lokalit, i dëmtuar në shpatull dhe Arben Dani 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë./ Top Channel

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close