Lajme

Masakroi me çekiç gruan në prani të fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për Gëzim Allën

Prokuroria italiane ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për 52 vjeçarin Gëzim Alla i cili në 18 Prill të vitit të kaluar vrau me çekiç gruan e tij Dorina Alla.

Seanca e mbajtur në gjykatën e Asocimit në Romë, zgjati më shumë se dy orë, shkruajnë mediat italiane. Krimi i rëndë u krye brenda shtëpisë së bashkëshortëve, ndërsa fëmijët e tyre ndodheshin të mbyllur në dhomën e gjumit.

Ka qenë vetë 52 vjeçari, Gëzim Alla ai i cili ka lajmëruar karabinierët për krimin e kryer dhe më pas është vetëdorëzuar. Familja shqiptare jetonte në Itali prej vitit 2017 dhe kishin dy fëmijë një vajzë 13 vjeçare dhe një djalë 9 vjeçar.

Autori i vrasjes, Gëzim Alla punonte si murator, ndërsa fqinjët i përshkruan si një familje që nuk kishin konflikte.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close