Categories Lajme

Masat e reja anti-Covid: Çfarë nevojitet për të hyrë në Kosovë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës ka dhënë detaje mbi masat e reja anti-Covid që kanë hyrë në fuqi në Kosovë. Për shkak të situatës kritike si pasojë e pandemisë, autoritete kosovare kanë forcuar masat. Kështu duke filluar nga 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të deklarojë një dëshmi.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës Autoritetet policore të Republikës së Kosovës, kanë njoftuar mbi masat e reja të kufizimit të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar, nisur nga situata e pandemisë.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës,  duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme: -Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19. -Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria  jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve. -Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria  jo më shumë  se 48 orë nga bërja e këtij testi. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë, përjashtohen;

Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajn deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve; Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

Shtetasit e Republikës së Kososës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit; Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh; Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;Personat nën moshën 18  vjec. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME