Categories Lajme

Mashtrimi/ Në Qendrën e Baldushkut ku bëhej kulturë sot ka mullar bari dhe pula, Veliaj i inaguroi fasadën 40 mln lekë

Partia Demokratike denoncoi një tjetër mashtrim dhe abuzim me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ishte në Baldushk, aty ku katër muaj më parë Veliaj preu shiritin e inagurimit të rehabilitimit të qendrës së Baldushkut.

Ai u ndal në ish-pallatin e Kulturës, ku Veliaj i inaguroi fasadën e përparme prej 40 mln lekësh, ndërsa pjesa pas nuk ka nevojë për koment. E derisa kjo të përfundojë, kati i parë po shërben për magazinë bari dhe kotec pulash.

Denoncimi i Belind Këlliçit

“Sot jemi në Njësinë Administrative Baldushk. Kemi ardhur këtu ku vetëm para 4 muajsh është bërë një investim dhe inagurim nga kryemashtruesi i Tiranës me vlerën 530 milionë lekë.

Vetëm për këtë farsë dhe propagandë që ne do ju tregojmë sot janë paguar 40 milionë lekë në kohë pandemie. Ju shihni një godinë të mirëorganizuar, një fasad të bukur të rregulluar të meremetuar dhe shihni një pamje krejt normale të një godine moderne.

Këtë ju ka shitur kryemashtruesi në muajin qershor të këtij viti, në mes të pandemisë, në mes të krizës ekonomike si një histori suksesi. Ju ka treguar pamjet fantastike, ju ka ardhur këtu me dhjetra gazetar, me kameraman, me fotograf dhe ka prodhuar video nga më të bukurat.

Po ne sot në fakt kemi ardhur pët t’iu treguar realitetin.  Kemi ardhur për t’u treguar se si kryemashtruesi i Tiranës tallet me ju, gënjen, mashtron dhe vjedh qytetarët, vjedhë taksat tona.

Shiheni këtë godinë. Godina duket e rregullt pavarsisht se ju e shihni fare mirë se pas meje ka mullar me barë, brenda në godinë. Po se çfarë ndodhet brenda godinës do ua tregojmë tani.

Do ja u tregojmë se si farsa dhe propaganda është e vetmja gjë që di të bëjë kryemashtruesi i Tiranës. Ka ardhur këtu në mos gaboj në datë 25 apo 26 qershor, ka inaguruar njësinë administrative të Baldushkut dhe këtë godinë që është ish-shtëpia e kulturës së Baldushkut.

Një godinë që edhe në videon e promovuar nga ai vetë nuk i gjen dot funksionin, është tërësisht jashtë funksionit. Për rikonstruksionin e kësaj godine janë paguar plot 40 milion lekë. Me këto lekë në mes të pandemisë mund të ishte dhënë asistencë ose ndihmë ekonomike për më shumë se një mijë familje.

Sigurisht mund t’i ishte ardhur në ndihmë. Në ndihmë atyre familjeve që sot jetojnë në çadër.

Të lutem shiheni pak godinën këtu se sa e bukur duket, shiheni inagurimin që ka bërë kryemashtruesi, dhe vetëm sapo këndi thyhet shohim anën tjetër të godinës dhe realitetin.

Dhe ky është realiteti.

Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë qytetarëve të Tiranës. Ky është realiteti që nuk i tregohet asnjëherë taksapaguesve të Tiranës.

Si çdo punë që Rilindja bën me kryeregjizorin dhe skenaristin e saj, kryemashtruesin e Bashkisë Tiranë çdo gjë është farsë, çdo gjë që ju shesin, videot e suksesit, janë propagandë. Fasada është një dhe e vërteta është një tjetër.

Brenda kësaj godine ne do ju tregojmë se kjo godine sot funksionin e vetëm ka të mbaj mullar me bar e të mbaj lopë e të mbaj pula. Ndërkohë që në videon që ju ka treguar kryemashtruesi ju flitet për një godinë multifunksionale nga më moderne që inagurohet për herë të parë në Baldushk dhe që do i sjell gjallëri jetës kulturore dhe artistike të zonës.

Mashtrues, boll u talle me qytetarët dhe siç e kemi dhënë premtimin, çdo ditë do të jemi këtu për t’iu treguar propagandën që ju bën mashtruesi dhe për t’ia çmontuar këtë farsë të shëmtuar që jo vetëm tallet ky njeri me taksapaguesit por keqmenaxhon fondet publike dhe taksat tona në mes të krizës ekonomike, në mes të pandemisë botërore COVID-19.” ORANEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME