Categories Lajme

Mashtroi SPAK-un për hetimin për Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, arrestohet ish-zyrtari

Prokuroria e Posaçme arreston për herë të dytë një ish-zyrtar të burgut të Peqinit. Bëhet fjalë për shtetasin Gani Shehu, i cili ka qenë ish-shef i Sektorit Ligjor të IEVP Peqin. Shehu ka gënjyer SPAK dhe ka dërguar në këtë institucion një dokument me të dhëna të rreme. Pas arrestimit të Viktor Ymerit si i dyshuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klod Saliut, Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar informacion burgut të Peqinit për periudhën që ky i dënuar ka vuajtur në këtë burg, kjo për të konfirmuar dëshminë e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi, i cili pretendonte se informacionin për dy vrasjet i kishte mësuar për shkak se në të njëjtin sektor me të ishte dhe Viktor Ymeri, i ashtuquajtur “Tori i Xhihanes”. Por Gani Shehu ka dërguar të dhëna të rreme se në periudhën që pretendon Reçi, Ymeri nuk ka qenë në atë burg. Ndërkohë ka rezultuar nga hetimi i SPAK se të dhënat e dërguara prej tij janë të rreme. Stafi i Burgut të Peqinit është duke u hetuar dhe se si e fitoi lirimin me kusht Imeri.

NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka në hetim procedimin penal nr.252 të vitit 2020, për veprat penale të parashikuara nga nenet 79/dh, 78, 278, 333/a, 334 etj. të Kodit Penal. Në kuadër të këtij procedimi penal po hetohet shtetasi Viktor B.(Imeri). Gjatë shqyrtimit të kërkesës së të arrestuarit V.B.(I), me objekt revokim/zëvendësim të masës së sigurimit nga ana e mbrojtjes së të hetuarit, u paraqit si provë një shkresë me lëndë: “Kthim përgjigje” e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Peqin e datës 14.01.2021. Duke marrë shkas nga përmbajtja e kësaj shkrese, Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kreu hetime të thelluara në drejtim të vërtetësisë së të dhënave të pasqyruara. Pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit V.B.(I).

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme, është ish-Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, Gani Shehu. Në vijim, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.95 datë 10.11.2021 ka caktuar ndaj shtetasit Gani Shehu masën e sigurimit: “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Kjo masë sigurimi u ekzekutua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në datën 11.11.2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME