Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se është zhbllokuar aksi Bulqizë-Klos në të cilën kishte rënë një masiv dheu dhe gurësh. Kompania e mirëmbajtjes menjëherë ka bërë pastrimin e rrugës.
Njoftimi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar:
“Në aksin Bulqizë-Klos ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, por pa bllokuar për asnjë moment qarkullimin e mjeteve .Kompania e mirëmbajtjes menjëherë ka bërë pastrimin e rrugës duke e kthyer qarkullimin në gjendje normale”