Categories Lajme

”Maska i vetmi kusht”/ Si u mbyll një sy për ti lejuar studentët nëpër fakultete

Java e dytë e vitit të ri akademik duket se ka “çliruar” studentët nga detyrimi për të treguar kartonin e vaksinës në hyrje të fakultetit, apo edhe nga shpenzimi për të paguar për një test PCR-je. Nga një vëzhgim i bërë nga News 24, në tre universitete në Tiranë, shihet se studentët hyjnë lirshëm në auditorë.

Por studentet duhet të respektojnë një rregull: të mbajnë maskën! Leksionet dhe seminaret nepër auditor kanë vijuar normalisht, pa asnjë incident në hyrje të fakulteteve. Janë vetë studentët që e dëshmojnë këtë.

Dukshëm, masat anti-Covid, sikundër është edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, janë joefektive dhe nuk po gjejnë me zbatim.

Vaksinimi anti-Covid ndonëse është shkruar si detyrim por në e gjitha është lënë në ndërgjegjen e studentëve. Rezistenca e të rinjve javën e kaluar ka zmbrapsur dekanët dhe rektorët në vendimin e tyre për të respektuar urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë ndonëse në fillim thanë se nuk do t’i privonin studentët nga e drejta për të nxënë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME