Categories Lajme

“Maskarenj, të poshtër, do të vini shpejt për vota”, banori në Luzni të Dibrës: Jemi izoluar nga dëbora

Trashësia e madhe e dëborës ka bërë që prej katër ditësh shumë fshatra në Dibër të jenë totalisht të izoluar. Ndërkohë banorët kanë marrë vetë situatën në dorë, duke nisur hapjen e rrugëve me mjete rrethanore.

Banorët e fshatit Lushan i Epërm në Njësinë Administrative Luzni kanë nisur hapjen e rrugës pasi mjeti tip fuoristradë e pati të pamundur të çante dëborën. Ndërkohë ata “shpërthejnë” keq ndaj përgjegjësve, duke ju kujtuar atyre se do të shkojnë tju kërkojnë votën, ndonëse i kanë lënë të izoluar.

Një prej banorëve dëgjohet teksa reagoni revoltuar. “Maskarenj, të poshtër, do të vini shpejt për vota, po do i gjini votat ju”, thotë ai. Sipas banorëve vetëm rruga kryesore e Njësisë Administrative Luzni është e hapur, ndërsa në fshatrat Lushan i Epërm, Arapaj e Poshtme dhe Epërme, si dhe shumë fshatra të tjerë në Bashkinë Dibër, janë të izoluar. /Abc News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME