Categories Lajme

Mat, Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”

Mat/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë territorin, për të konstatuar dhe goditur tentativat për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Finalizohet faza e parë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 164 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Selicë në Mat.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe ato të Hetimit të Krimeve të DVP Dibër, kanë vijuar intensivisht kontrolle në fshatra dhe zona të pyllëzuara me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë, u gjetën të kultivuara 164 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Si rezultat i hetimeve dhe provave të sekuestruara për këtë rast, u identifikua u shpall në kërkim shtetasi F.E., 44 vjeç, banues në Krujë, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, ju gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME