Categories Lajme

Mat, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Often”, arrestohet 57 vjeçari

Mat, Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Often”, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 4 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative mbi lokalizimin e vendodhjes së një të kërkuari, kanë oragnizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Often”. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi M. Gj, është arrestuar më parë nga Policia ( në vitin 2020), ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.

Shtetasi M. Gj., duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e ka thyer masën e sigurisë dhe u shpall në kërkim në shtator 2021, ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 4 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative mbi lokalizimin e vendodhjes së një të kërkuari, kanë oragnizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Often”. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat.

Këtë shtetas, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi M. Gj, është arrestuar më parë nga Policia ( në vitin 2020), ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.

Shtetasi M. Gj., duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e ka thyer masën e sigurisë dhe u shpall në kërkim në shtator 2021, ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME