Categories Lajme

“Matrapaz”, Mark Marku dhe Shehaj sherr në emision: Je standart i ulët krahasuar me Bashën!

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut. Deputeti Agron Shehaj u shpreh kundër deklaratës së Bashës për mos mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa tha se Berisha nuk do të tërhiqet dhe se do vijojë mbledhjen e firmave të delegatëve të Kuvendit.

Ndërkohë, analisti Mark Marku kritikoi qëndrimin e Shehajt, duke theksuar se deputeti nuk pati guxim të mbante fjalim në Kuvendin e fundit të PD. Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Basha nuk besoj se do të tërhiqet. Kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Do përfundojë që secili do e interpretojë në interesin e vet, nuk do mendojë njeri për PD dhe Shqipërinë. Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë.

Marku: Unë ishe për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Tani të mbash një Kuvend Kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin persona, më vjen keq. Ti s’guxove të ishe kundërshatr i Bashës, nuk mbajte një fjalim.

Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë. Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.

Shehaj: Je mirë nga mëndja ti. Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën ..Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME