Lajme

Matteo Salvini ka marrë një letër anonime: “Ke 3 shqiptarë pas qafe”

Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini është kërcënuar me jetë nëpërmjet një letre anonime.

Letra është bërë publike nga vetë ministri në profilin e tij zyrtar në Instagram.

E shkruar me një gramatikë të keqe, letra anonime i ka mbërritur Salvini-t në Selinë e Ministrisë.

“Ke 3 shqiptarë pas qafe, do ekzekutohesh, je derr, gay.”- shkruhet ndër të tjera në letrën drejtuar ministrit.

Salvini ka reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur se do të vazhdojë përpara punën e tij pavarsisht letrave kërcënuese.

“Eci përpara në punën time, puthje e përqafime”- shkruan ai në mbishkrimin që shoqëron foton e letrës në fjalë.

Kujtojmë që Matteo Salvini njihet për qëndrimin e tij kundër emigrantëve që vijnë ilegalisht në Europë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close