fbpx
Lajme

Maturantët vijojnë protestën, vjen reagimi i radhës nga Ministria e Arsimit

Maturantët po vijojnë të protestojnë për testin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, pasi shprehen se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Nga ana tjetër ka ardhur reagimi i radhës nga Ministria e Arsimit, e cila me Kryetaren e Komitetit të Maturës Shtetërore, Zamira Gjini, u ka dërguar një mesazh.

Gjini në deklaratën e saj u shpreh janë vlerësuar me kujdes të gjitha kërkesat e maturantëve dhe për mundësinë e zgjidhjes së tyre. “Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe shumë mësues që kanë parë testin kanë rekomantuar që të shihet edhe njëherë rishpërndarja e pikëve dhe notavëe për të gjithë maturantët. Sot QSHA do të publikojë testin e plotë dhe përgjigjen e saktë të këtij testi”, u shpreh kryetarja e KOMSH.

Më tej ajo u shpreh se asnjë nga maturantët nuk do të penalizohet, por përkundrazi do të kenë një bonus nëse QSHA do të vendosë për rishpërndarjen e pikëve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button