Lajme

Mbajtën peng në kushte çnjerëzore për 10 ditë dy shqiptarë, hetuesit britanikë kërkojë ‘kokën e grupit’ në Tiranë

Mbajtja peng në kushte çnjerëzore për 10 ditë e dy shqiptarëve në maj të 2022-shit në Britani të Madhe, përveç dy të dënuarve nga gjykata në Shefielld, dyshohet të ketë bashkëpunëtorë edhe në Shqipëri. SPAK dhe BKH në Shqipëri në gusht krijuan një grup të përbashkët hetimor me britanikët, të cilët në shtator mbërritën për të siguruar prova në vendin tonë.

Andi Alushi, 27 vjeç, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania u dënuan të martën e 3 janarit me nga 19 vjet e 6 muaj burg. Sipas autoriteteve, ata janë personat që i mbajtën peng 2 shqiptarët, E. R. dhe O. L., të cilët u bënë pa dashur dëshmitarë të veprimtarisë kriminale të një rrjeti trafikantësh. Sipas BBC 2 shqiptarë panë disa magazina për grumbullimin e drogës.

Siç njofton SPAK, po hetohet në Shqipëri për pengmarrjen dhe grup të strukturuar kriminal, me qëllimin për të zbuluar të gjitha fijet e këtij rrjeti që dyshohet se ka shtrirje edhe në vendin tonë.

Dy burrat shqiptarë, gjatë kohës që u mbajtën peng brenda një banese në Sheffield, u torturuan, dhunuan dhe u filmuan duke ngrënë në tasat e qenve për 10 ditë me radhë. Policia britanike, përmes hetimeve të specializuara arriti të lokalizonte vendin ku mbaheshin peng dhe të ndërhynte për t’i shpëtuar, vend ku arrestoi edhe dy personat që sot janë të dënuar me 39 vite në total. Hetimet nisën edhe pasi lituanezi u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij. Burri, i cili ishte gjithashtu Lituania, e denoncoi rastin në polici.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close