Categories Lajme

Mbajtja e maskave në Itali, ja vendet ku vendosen dhe si mund ti shpëtosh gjobës së majme me “sjellje të mirë”

Prej datës 8 tetor 2020 qeveria italiane ka bërë të detyrueshme mbajtjen e  maskave mbrojtëse shëndetësore si në ambientet e hapura dhe në ato të mbylluar. Deri më këtë datë ishte i detyrueshëm ligji i mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura e vetëm në ato ambiente të hapura ku kishte rrezik grumbullimi njerëzish e nga ora 18.00 deri në ora 6 të mëngjesit.

Ku është e detyrueshme mbajtja e maskave?

Ligji aktual bën të detyrueshëm mbajtjen e maskave në çdo ambient të mbyllur e të hapur me përjashtim të banesave private. Maskat janë të detyrueshme kur ecën në rrugë, në park, kur je i ulur në çdo lloj ambienti, në mjetet e transportit publik etj. Me disa shtesa të veçanta të aprovuara nga qeveria italiane më 13 tetor 2020 maskat sanitare bëhen të deturyeshme dhe për personat që kryejnë aktivitete sportive amatoriale si p.sh personat që vrapojnë në natyrë, bëjnë jogging, e ecin me biçikletë.

Kush përjashtohet nga mbajtja e maskave?

Përjashtohen nga rregulli i detyrueshëm i mbajtjes së maskave fëmijët nga mosha 0 në 6 vjeç, personat që vuajnë nga patologji apo me aftësi të kufizura që mbajtja e maskave rëndon gjëndjen e tyre shëndetësore si dhe sportistët profesionistë apo personat që kryejnë sport në nivel jo amatorial.

A është e detyrueshme mbajta e masakve në lokale e restorante?

Maskat shëndetësore mbrojtëse janë të detyrueshme për çdo person kur hyn e del në ambientet e një lokali, bari o restoranti. Mund të hiqet kur ulesh në tavolinë e konsumon, e duhet të mbahet sapo ke mbaruar konsumimin. Maska duhet të mbahet dhe kur shkon në banjo apo lëviz për çdo lloj motivi brenda ambientet të lokalit e resotrantit.

A gjobitesh nëse kapesh pa maskë mbrojtëse në Itali?

Personat që nuk repsektojnë ligjin e mbajtjes së detyrueshëm të maskave gjobiten nga 400 në 1000 euro e në raste më të rënda ( në rast përsëritje deri në 3000 euro). Gjoba është vetëm një masë administrative e nuk ka pasoja penale. Nëse vendos ta paguash brenda 5 ditëve është parashikuar një ulje me 30% nga shuma e gjobës.

Kush e përcakton shumën monetare të gjobës në rast shkelje?

Shumën ekzakte të gjobës 400 euro në 1000 euro e deri në 3000 euro ndaj shkeljes së kryer, e përcaktojnë forcat e rendit të cilat gjatë kontrollit të kryer kanë vlerësuar dhe sjelljen e shkelbërësit, gatishëmrinë e tij për  të bashkëpunuar e praninë e shkeljeve të ngjashme në vendngjarje.

Për ata që refuzojnë mbajtjen e maskave?

Për ata që refuzojnë mbajtjen e masakve edhe pas apelit të forcave të rendit për të respektuar ligjin e që përdorin dhunë fizike e verbale rëndon dhe vepra penale e mosbindjes e rezistencës fizike ndaj forcave të rendit e mund të rrezikojë një dënim nga 6 muaj në 3 vite burg.

Ku duhet të hidhen maskat e përdorura?

Maskat shëndetësore një përdorimëshe e dorezat jaë kthyer në istrumente të përdorimit të përditshëm në popullsinë italiane e është llogaritur se duhen të paktën 1 miliardë maska një përdorimëshe në muaj për të përballuar kërkesat e popullsisë. Por braktisja e tyre e pakontrolluar në rrugë sjell një impakt të rëndë ambiental e për këtë Instituti Italian i Shëndentit Publik ka hartuar një guidë se si e ku mund të hidhen. Rekomanadohet që maskat të hidhen në plehrat jo të diferencuara, por pasi të jenë mbështjellë me qese o letër në mënyrë që operatorët ekologjikë të mos bien në kontakt të drejtpërdrejtë me ta. Këshillohet nëse jeni në rrugë, maskat e dorezat një përdorimëshe të evitohen të hidhen në koshat në rrugë, por në koshat e plehrave në banesat private të çdo personi. Hedhja e pakontrolluar e maskave është një gjest jo civil, i dëmshëm për shëndetit publik e për ambientin.

A gjobiten personat që hedhin maskat vend e pa vend?

Maskat e dorezat njëpërdorimëshe janë kthyer në një emergjencë në nivelin e pastërtisë në shumë qytetet e komuna italiane.  Autoritete lokale prej muajsh kanë aprovuar gjobëvënie për cilindo që kapet duke hedhur këto instrumentë në rrugë e në ambiente urbane. Në disa qytete italiane që kanë aprovuar masa të tilla adminisrative gjobat shkojnë nga 400 euro në 600 euro. Në kryeqytetin italian Romë gjobat e parashikuar është 400 euro. Ndërsa komuna italiane me gjobën më të lartë  për personat që hedhin në mënyrë të pakontrolluar maskat e përdorura, është Castelfranca Emilia ku maskat e përdorura konsiderohen plehra të rrezikshme e gjoba shkon deri në 6000 euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME