Categories Lajme

Mbanin çantën me drogë në makinë, arrestohen pas 3 vitesh dy të dënuarit me burg (EMRAT)

Dy të rinj të dënuar me burg tre vite më parë nga Gjykata e Gjirokastrës, janë arrestuar nga Policia. Në pranga ka rënë Nuri Shero nga Konispoli dhe Alket Avdi nga Saranda, pasi në makinën me të cilën ata udhëtonin atë kohë u kap një çantë me drogë.

  • Nuri Shero, 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur edhe 10 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

“Në vitin 2019, shtetasi Nuri Shero ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi”, thotë Policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Po ashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në shtetasi Bajram Tusha, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 6 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 1 muaj e 19 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME