Lajme

Mbante veshur rroba të gjakosura/ Kapet ‘vrasësi serial’, si u zbulua 50-vjeçari që masakronte prostitutat në Romë

Një 50-vjeçar, i cili dyshohet si autori i një sërë vrasjesh në Romë, është arrestuar ditën e sotme në Itali.

Sipas mediave italiane, burri është një vrasës seria i cili i ka marrë jetën 3 grave që e punonin si prostituta në një zonë të kryeqytetit italian.

50-vjeçari është identifikuar pasi ishte kapur disa herë nga kamerat e sigurisë dhe në momentin e ndalimit,mbante ende veshur rroba të gjakosura. Pritet rezultati i analizave mjeko-ligjore për të kuptuar nëse gjaku i përket apo jo viktimave.

Sipas raporteve agjentët patën ndihmën e një dëshmitareje, një grua me kombësi kubane, e cila pretendon se ka pasur një takim me vrasësin pas 3 krimeve të tij.

“Ai më tha se kishte vrarë tre gra”, ka rrëfyer ajo, duke dhënë një përshkrim të detajuar të pamjes së tij.

Më herët u raportua se dy gra me origjinë kineze dhe një transverstit që punonin si prostituta ishin vrarë në dy lagje të afërta të Romës në harkun e 3 ditëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close