Categories Lajme

Mbërrijnë 100 afganët e parë ne Kosovë, priten në aeroport nga Osmani e Kurti

Mbrëmjen e sotme në Kosovë, grupi i parë i qytetarëve afganë, prej rreth 100 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët kanë marrë pushtetin në dorë. Radio Evropa e Lirë, bën me dije se në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë. Ata u transportuan me një avion të forcave ajrore amerikane.

Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett. Mësohet se në aeroport kanë qenë të pranishme forca policore të Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it për të mbajtur sigurinë.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Afganët që kanë arritur në Kosovë, sipas burimeve nga mediat vendase do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj. Në aeroportin “Adem Jashari” po ashtu janë parë disa autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të transportojnë afganët.

Qeveria e Kosovës ka thënë se do të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja. Mësohet se në aeroportin e Prishtinës kanë zbritur 100 persona. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë. Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME