Categories Lajme

Mbërrijnë 276 ushtarë amerikanë, Kim: Udhëheqësit ushtarakë do të shikojnë aleancën tonë shumë të fortë me Shqipërinë

267 ushtarë të Forcave Amerikane kanë mbërritur të dielën në Tiranë , pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake “Defender Europe 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s.

Ushtarë nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë u pritën në Aeroportin e Rinasi nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Shefi i  Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor, Bajram Begaj.

Në fjalën e saj, Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim tha se “Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 35 milionë dollarë në Shqipëri, duke punësuar qytetarë shqiptarë si shoferë, punëtorë ndërtimi, kuzhinierë dhe në çdo profesion tjetër. Kështu që kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresojmë vazhdimin e saj në javët e ardhshme. Ne do të kemi më shumë se 6000 trupa gjithësej këtu”.

“Kjo nuk do të ndodhë njëherësh, por janë 6000 trupa të ndryshme, që do të kalojnë nëpër Shqipëri dhe besoj se në fund të kësaj, të gjithë do të kenë provuar mikpritjen shumë të rrallë dhe të mrekullueshme të Shqipërisë, kurse udhëheqësit ushtarakë do të mund të shikojnë vlerën strategjike të bashkëpunimit dhe aleancës sonë shumë të fortë me Shqipërinë. Shumë faleminderit dhe bashkë do të shikohemi sërish në bazën tjetër të stërvitjes”, tha Kim.

Ndërsa nga ana e tij, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Bajram Begaj u shpreh se “siç e tha dhe ambasadorja, ne e kemi shprehur në fjalët tona se është një stërvitje historike, një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri”.

“Ne si vend pritës, sot pritëm 276 trupa amerikane të cilët janë pjesë e kësaj stërvitjes të madhe, e cila i ka tre komponentët. Është një stërvitje komplekse që përfshin pjesë ajrore, detare dhe tokësore. Sot pjesa pjesë e ekipit të stërvitjes të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është dhe pjesa e ushtarakëve të mbërritur sot prej 276 personash. Kështu është  një ngjarje historike jo vetëm për ushtrinë, por dhe për vendin tonë”, tha ai.

Ushtarët amerikanë do të marrin pjesë në trajnimet stërvitore “Defender 21”, duke ndihmuar që forcat amerikane dhe të NATO-s të jenë të trajnuara, të afta për të vepruar së bashku dhe të gatshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Aftësia për të vërshuar me shpejtësi forca të gatshme për të luftuar brenda dhe përgjatë fushës është thelbësore për të shfaqur forcën në çdo moment dhe për të mbështetur aleancën. “DEFENDERE Europe 21” është një stërvitje vjetore e një shkalle të gjerë, e përbashkët, shumëkombëshe, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane, e krijuar për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin midis ushtrive të Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe ato të vendeve partnere.

Këtë vit, më shumë se 26,000 forca shumëkombëshe nga 27 vende do të zhvillojnë aksione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, në më shumë se një duzinë vendesh, nga Balltiku në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe Detit të Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME