Lajme

Mbërrijnë edhe 259 qytetarë afganë në Shqipëri, shkon në 903 numri i të strehuarve

Kanë mbëritur në vendin tonë pasditen e sotme edhe 259 qytetarë nga Afganistani. Ministria e Jashtme bën me dije se janë fëmijë, burra e gra që kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe tashmë janë stehuar përkohësisht në Shqipëri.

“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan Ministria e Jashtme. Kujtojmë që numri i afganëve që ka mbërritur në vendin tonë shtë 903.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: