Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në Rinas, duke e çuar 703 550 numrin total të vaksinave që kanë ardhur në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se “deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar“.