Lajme

Mbërrijnë mbi 29 mijë doza të vaksinave të Pfizer në Rinas

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur dhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer. Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.074.560 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Postimi i Ogerta Manastirliut: Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave mbetet i lartë. Janë regjistruar 294 raste të reja teksa kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: