Categories Lajme

Mbërrijnë në Gjykatë dy shokët e Aldi Ramës

Dy shokët e Aldi Ramës, përkatësisht Kristian Sherri dhe Armando Marku kanë mbërritur në Gjykatën e Lezhës dhe pritet që të marrin masa e sigurisë. Prokuror i çështjes është Ylli Pjeternikaj, ndërsa gjyqtare Elsa Ulliri. Avokat i Armando Markut është Gjon Vulaj, kurse avokati që mbron Kristian Sherrin është Fran Gjono. 2 të rinjtë që përfunduan në komisariatin e policisë Lezhë dyshohet se shoqëronin Aldo Ramën i cili nuk pranoi të dorëzohet në polici duke vrarë veten, disa orë pasi kishte ekzekutuar efektivin e policisë, Saimir Hoxhën.

Kristian Sherri dhe Armando Marku ky i fundit drejtuesi i automjetit, i cili mësohet se është me profesion mësues. I vetmi person i armatosur bëjnë me dije burimet ka qenë Aldi Rama, ndërsa pas ekzekutimit të Hoxhës, kolegët që e shoqëronin kanë qëlluar në drejtim të automjetit të të rinjve teksa këta të fundit largoheshin me shpejtësi. Burime bëjnë me dije që automjeti në fjalë ka shenja të plumbave ndërsa efektivët kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij pa mundur ta ndalonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME