Lajme

Mbërrijnë në Qamshli gratë e fëmijët që do të riatdhesohen nesër në Shqipëri

Rreth një orë më parë kanë mbërritur në Qamshli gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen ditën e nesërme në Shqipëri. Lajmin e bën të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gazetari Taulant Koplikaj.

Ai ka publikuar foto të grave dhe të fëmijëve ndërsa mbërrinin në Kurdistanin Sirian. Në Qamishli u mbajt edhe një konferencë për shtyp në të cilën morën pjesë edhe Gledis Nano dhe Indrit Doda, numri një dhe dy i antiterrorit në Shqipëri.

Kujtojmë se në Beirut të Libanit ka nisur operacioni i shpëtimit nga kampi famëkeq Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë pritet të mbërrijnë mëngjesin e së dielës në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: