Lajme

Mbërrin me urgjencë në spital vajza 16-vjeçare e infektuar me Covid, asnjë sëmundje bashkëshoqëruese

Orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Infektiv mbërrin një urgjencë e papritur. Në orën 04:00, një vajzë 16-vjeçare e prekur nga Covid ka mbërritur në gjendje të rënduar. “Fax News” raporton se adoleshentja nuk ka asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej ditësh ishte prekur nga virusi famëkeq. Fillimisht vajza kishte qëndruar në shtëpi por mbrëmjen e djeshme ishte përkeqësuar gjendje e saj shëndetësore.

Situata në Spitalin Infektiv është e rënduar për shkak të fluksit të rënduar të pacientëve, ndërsa familjarët presin me orë të tëra jashtë për të marrë informacion për gjendjen e të sëmurëve. Për mikrofonin e “Fax News” flasin familjarët:

“Kemi 3 ditë që nuk kam folur me burrin është në spital, kam folur vetëm me mjekët. Të dy ishim të vaksinuar me dy dozat e “CoronaVac”. Nuk kam qënë as vetë mirë kam 3 ditë e sëmurë jam”, thotë një qytetarë e moshuar.

“Rrimë presim këtu jashtë dhe nuk na japin përgjigje. E kemi sjellë mbrëmë me spital, mjeku nuk na lë të komunikojmë. Jemi njerëz duhet të komunikojmë doktorët duhet të jenë korrekt. Familjari që u infektua ishte i vaksinuars me të dy dozat.

Nuk kemi marrë asnjë përgjigje, e futën brenda dhe nuk na thonë asgjë”, u shpreh një qytetar. Ditët e fundit Shqipëria po përjeton një rritje të madhe të rasteve dhe pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Sipas Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 194 pacient janë të shtruar në spitalin Covid/1 dhe Covid/3, ndërsa 32 pacient janë në gjendje më të rënduar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: