
Ka mbërritur sot trupi i pajetë i 23-vjeçarit Klajdi Bitri, i cili u vra pak ditë më parë në Itali, pasi tentoi që të shuante një sherr ku përfshihej miku i tij.
Në ceremoninë e varrimit që do të mbahet në vendlindjen e tij në Lushnje, ka marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Ky i fundit ndërhyri edhe për të sjellë në Shqipëri trupin e të riut, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga bashkia e Lushnjes.
Klajdi Bitri 23-vjeçari shqiptar humbi jetën tragjikisht pasi tentoi të ndalonte një sherr ku ishte i përfshirë shoku i tij. 23-vjeçari u godit me një shtizë peshkimi nga një shtetas algjerian me të cilin po konfliktohej shoku i tij.
Por dëmtimi në zemër i mori jetën Klajdi Bitrit, kështu ka rezultuar nga autopsia nga mjekja ligjore. Sipas autopsisë plaga në zemër dhe thellësia e goditjes përputhet me shtizën që u gjet nga karabinierët, kur arrestuan algjerianin Melloul Fatah. Komuniteti italian ka shprehur ngushëllimet për humbjen e të riut. Lot e dhimbje shihej tek njerëzit që ishin të pranishëm në morg teksa prisnin të merrnin trupin.