Lajme

Mbërrin në Presidencë trupi i pajetë i Bujar Nishanit, nisin homazhet në nder të ish-kreut të shtetit

Ka mbërritur në Presidencë turpi i pajetë i ish-kreut të shtetit Bujar Nishani. Mësohet se arkëmorti i tij do të vendoset në sallën “Skënderbeu”, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Ndërkohë ditën e nesërme do të mbahen homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit. Më pas ai do të përcillet për në banesën e fundit, ku do të prehet te varrezat e Sharrës.

Programi i ceremonisë në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani:

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

– Mbërritja e arkëmortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën “Skënderbeu” të Institucionit e Presidentit.

– Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkëmorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

– Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

– Dreka mortore në nderim të të ndjerit President Bujar Nishani

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close