Lajme

Mbërrin pjesa e parë e 22 mijë dozave të Pfizer

Kanë mbërritur mbrëmjen e sotme  në vendin tonë pjesa e parë e rreth 22 mijë doza të vaksinës Pfizer që pritet të vijnë deri më 20 prill. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, i cili shkruan se do të vazhdojnë për sasi të tjera duke e futur Shqipërinë mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.

Vaksinimi masiv i nisur prej 9 ditësh në vend do të vijojë me këto ritme pasi Rama ka bërë me dije se brenda 10 ditësh do të vijnë edhe 50 mijë vaksina ruse sputnik V.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama. Sot në ditën e 9-të nga vaksinimi masiv, në total gjatë ditës janë kryer 13.826 vaksina.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: