Lajme

Mbërrin Ursula Von Der Leyen, Rama e pret në pallatin e Brigadave, përshëndeten me dorë ne zemër

Ka mbërritur në Tiranë presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, Rama e pret në pallatin e Brigadave për të kryer ceremoninë zyrtare shtetërore, ndërsa u përshëndeten me dorë ne zemër.

Ndërkohë ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der pak momente para se të mbërrinte në Tiranë postoi në rrjetin e saj social Twitter, një post ku përcillte mesazhin se vizitat e saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor ishin për të afirmuar se BE do të bënte investime strategjike në funksion të të ardhmes së përbashkët europiane.

Pas takimit me kryeministrin Rama, Von Der Leyen do të drejtohet në institucionin e presidencës ku do të takohet me presidentin Ilir Meta. Ndërsa pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: