Lajme

Mbështetje familjeve të reja/ Mbi 63 mijë fëmijë përfituan bonusin e bebes, fondi total mbi 4 miliard lekë

63 560 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në periudhën 2019-2020, duke përfituar në total një fond prej 4 miliard e 420 milionë lekë.

Kryeministri Edi Rama solli sot disa të dhëna lidhur me bonusin e bebes, duke theksuar se ky është një fakt i thjeshtë që tregon se kush punon për të ardhmen e këtij vendi. “Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër fakt të thjeshtë që tregon se jo vetëm as jemi të gjithë njësoj dhe as gjërat s’janë njësoj siç kanë qenë, por edhe se kush punon për të ardhmen e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Ky program gjithëpërfshirës mbështet familjet e reja me 40 000 lekë për fëmijën e parë, 80 000 për fëmijën e dytë dhe 120 000 lekë për fëmijën e tretë.

Kur bebet janë binjakë ata do të përfitojnë nga 80 000 lekë të dy, ndërsa kur janë trinjakë do të përftojnë nga 120 000 lekë secili. Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close