Categories Lajme

Mbështetje financiare prej 9 milionë lekësh/ Shtëpia e jufkave e familjes Zerja në Dibër, e kthyer në bujtinë mikpritëse

Me mbështetjen financiare të qeverisë përmes Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, familja Zerja në Dibër e ka zgjeruar biznesin familjar duke e shndërruar në një bujtinë mikëpritës. Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë shembull suksesi të familjes Zerja.

“MIRËMËNGJES! dhe me shtëpinë e jufkave të familjes Zerja në Dibër, tashmë kthyer në një bujtinë mikpritëse falë mbështetjes tonë për agroturizmin, ju uroj një të dielë të paqtë”, uroi Rama.

“Këtu jemi në shtëpinë e jufkave. Ky është një biznes familjar. Falë ndihmës së qeverisë shqiptare përmes AZHBR-së, morëm një fond prej 9 milionë lekësh të reja për të ndërtuar agroturizmin tonë, restorantin dhe strukturë pritëse, bujtinën. Edhe bujtinës ia kemi vendosur emrin “Bujtina e jufkave”, falë produktit tradicional dibranë”,- shprehet Fabjon Zerja.

“Në agroturizmin tonë, përpiqemi që të fusim vetëm produktet lokale vendas dhe bashkëpunojmë shumë me baxhot, fabrikat që janë rreth e rrotull që kanë produkte organike nga zona e Dibrës”,- vijon Zerja.

Vizioni i familjes Zerja është ndërtimi edhe një ferme që do të jetë në funksion të agroturizmit. “Aktualisht në biznesin tonë kemi rreth 10 të punësuar, i kemi të gjithë nga zonat përreth. Ne mendojmë të zgjerojmë agroturizmin tonë dhe me një fermë, që do jetë në funksion të agroturizmit”-, përfundon Fabjon Zerja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME