Categories Lajme

Mbështetje nga AZHBR, dy amerikanë hapin strukturë agroturistike në Sarandë

Kyle dhe Shawn janë dy amerikanë që po ndërtojnë në Sarandë një strukturë agroturistike të mundësuar nga bashkëpunimi me AZHBR nëpërmjet programit IPARD.

“Botë Farm dhe ëndrra e Kyle dhe Shawn, dy amerikanëve të dashuruar me Sarandën, po merr formë në Finiq”, u shpreh Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.

Sipas saj, ata i janë futur punës me ritëm, me synimin për ta hapur fermën, në fillim të sezonit tjetër. Terreni është i vështirë por këmbëngulja e madhe. Bukuria e luginës së Mesopotamit, marramendëse i jep motiv për të punuar më shumë e më shpejt.

“I vizitova të shoh se si me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD po jetësohet kontrata që kemi nënshkruar me ta ku do të ngrihen gjashtë struktura akomoduese, restorant me kuzhinë të hapur, pishine si dhe infrastruktura që janë të nevojshme për funksionimin e një ferme të vizitueshme agroturistike”, tha Krifca, teksa vuri në dukej se, “koncepti i diversifikimit të fermës këtu është emancipues”. Ajo i ftoi vizitorët të jetojnë fermën, kultivojnë produktet, ti gatuajnë ato, në fshat, 15 minuta larg Jonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME