Lajme

Mbetën në det, pasi veliera pësoi defekt, Policia kufitare e Sarandës në ndihmë të 3 turqve

Policia Kufitare e Sarandës iu ka shkuar në ndihmë 3 shtetasve nga Turqia, të cilët mbetën në det, pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt.

Njoftimi i Policisë: Gjiri i Sarandës

Mbetën në det, pasi veliera me të cilën po vinin nga Durrësi, pësoi defekt, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës iu shkojnë në ndihmë 3 shtetasve nga Turqia.

Gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare, shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë konstatuar në afërsi të gjirit të Sarandës, 3 shtetas turq që kërkonin ndihmë, pasi kishin mbetur në det, për shkak se mjeti i tyre lundrues velierë kishte pësuar defekt.

Menjëherë, shërbimet e Policisë iu kanë ofruar ndihmë 3 turistëve që po lundronin nga Durrësi, drejt Sarandës, dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr në vendin e ankorimit, mjeti lundrues velierë që kishte pësuar defekt.

3 turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close