Categories Lajme

Mbeti e plagosur nga aksidenti i ambulancës me BMW-në, ndërron jetë pas 7 ditësh infermierja në Sarandë

Adelina Rizvani, 57-vjeçarja nga Saranda, e cila punonte si infermiere ka ndërruar jetë vetëm një javë pas aksidentit mes ambulancës dhe automjetit BMW X5. Gjendja e saj u përkeqësua dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi një javë më parë, rreth orës 4:00 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr.3, teksa ambulanca kishte shkuar për të marrë një pacient i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Si pasojë e goditjes u dëmtua rëndë infermierja 57-vjeçare.

Mjeti BMW-X5 nën drejtimin e një 24-vjeçari banues në Sarandë, përfundoi brenda ambienteve të një lokali si pasojë e përplasjes së fortë. Ambulanca drejtohej nga Aleko Kajo. Mësohet se ky i fundit hyri kundravajtje në kryqëzim dhe u përplas me një automjet tip BMW X5 me  drejtues Kosta Kaca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME