Categories Lajme

Mbi 1 mln euro nga trafiku i drogës/ Makina luksoze, para kesh, toka dhe apartamente, GJKKO konfiskon pasuritë e Astrit Beqirit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfiskuar pasuritë e trafikantit të drogës Astrit Beqiri, i cili akutalisht ndodhet në burg.

Bëhet fjalë për disa automjete, shuma monetare, toka apo edhe apartamente, të cilat do t’i kalojnë shtetit dhe m? herët i përkisnin Astrit Beqirit ose të afërmve të tij.

Beqiri u dënua më 23 mars të vitit 2021 me 14.2 vite burg, pasi u shpall fajtor për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Ai pjesë e një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte te shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër, i cili u arrestua më 26 qershor 2019.

Vendimi i GJKKO-së:

Konfiskimin e pasurive, për të cilat me vendimin nr.13, datë 26.9.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Krime të Rënda është vendosur sekuestro, si më poshtë:

– Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, e ndërtuar një pulari. Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, pularisë, e ambienteve përreth saj, konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë:

– Automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie ËVËZZZ1KZ5Ë124932.

– Automjet, i tipit “Furgon”, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë.

– Automjet, BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie ËBAZË41080L432276.

-Automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie ËDB2110261A386862.

– Automjet, tip furgon, i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF.

– Pasuria me numër 511+1-10, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-11, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati.

– Pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati.

– Shumat prej 173.500(njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë) euro dhe 8 629 000(tetë million e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë)lekë, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së të pandehurit hetim Astrit Beqiri, me datë 26.06.2019, në gjendje cash në shtëpi.

– Pasuria me numër 511+1-8, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 41, me sipërfaqe 64 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me 06.01.2015, me numër 7860 prot, në emrin e shtetases Ylvije Elbasani.

– Pasuria me numër 511+1-16, zona kadastrale 3072, volumi 9, faqe 49, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 73.20m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, në vitin 2018, në emër të shtetasit Besnik Elbasani.

– Apartamenti nr.1, kati i 7 (shtatë), me vendodhje Shodër, rruga “Daut Boriçi”, me sipërfaqe banimi 114.27m2, porositur nga shtetasi Afrim Elbasani, më datë 26.01.2017, sipas kontratës së porosisë me Kompaninë “Burimi Constratuion” SH.P.K.

– Sasia prej 15(pesëmbëdhjetë) mijë euro të gjetura cash në banesën e shtetasit Afrim Elbasani, me datë 26.06.2019.

– Automjet tip “BMW” me targa AA710TR, në pronësi të shtetasit Eri Pelinku (Ergys Elbasani).

– Automjet tip “BMW”, me targa AA710GY, në pronësi të shtetasit Dëfrim Elbasani(Dëfrim Bechk).

Kalimin në pronësi të shtetit të pasurive të konfiskuara me këtë vendim.

Në zbatim të pikës 1 të nenit 28 të ligjit 10192, datë 03.12.2009 (i ndryshuar), në lidhje me pikën 3 të nenit 27 të tij, ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi për konfiskimin e pasurive.

Për ekzekutimin e këtij vendimi, ngarkohen oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe oficerët e policisë gjyqësore pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurisë së paluajtshme të ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme, Tiranë.
Në lidhje me pasuritë: Pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, veprimtarinë e personit juridik Kompania “RENS 2015” SHPK, me numër nipti L56308004R, me ortak të vetëm shtetasin Astrit Beqiri, me adresë selie: Bërdicë e Sipërme, Lagjia Buzë lumit Drin, ku në një sipërfaqe të madhe toke është e ndërtuar një pulari funksionale.

– Krahas konfiskimit të kompanisë, llogarive, Pularisë, e ambienteve përreth saj, të konfiskohen edhe automjetet në pronësi të kompanisë si më poshtë: automjet tip “Volkswagen Golf”, me targë AA165VH, numër shasie WVWZZZ1KZ5W124932; automjet, i tipit furgon, i markës “Iveco”, me targa AA866FB, ngjyrë e verdhë; automjet BMW X5, me targë AA323LJ, numër shasie WBAZW41080L432276; automjet tip “Benz Mercedes E320CDI” me targë AA139LG, numër shasie WDB2110261A386862; automjet, tip furgon,  i markës “ATP”, Damler Chrysler, ngjyrë e bardhë, me targa AA803RF; pasuria me numër 511+1-10, Zona Kadastrale 3072, Volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2, së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 70.61m2, me vend-ndodhje Pulaj-Plazh-Velipojë, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër me numër kodi unik 10-8169239, në emrin e shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-11,  Zona Kadastrale 3072, volumi 9, faqe 44, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj me sipërfaqe ndërtimi 71.02m2, me vend-ndodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar për legalizim në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me numër protokolli 9899, datë 28.01.2015, në emër të shtetasve Astrit Beqiri dhe Amela Kastrati; pasuria me numër 511+1-9, zona kadastrale 3072, volume 9, faqe 42, me sipërfaqe 65 m2 së bashku me katin sipër saj, me sipërfaqe ndërtimi 67.84m2, me vendodhje në plazhin e Velipojës, aplikuar dhe legalizuar në Zyrën e ALUIZNIT, Shkodër, me datë 28.02.2018, duke e njohur me numër pasurie 511+1-9/1, në emër të shtetases Ikbale Kastrati si dhe shumat prej prej 173.500 euro dhe 8 629 000 lekë, të gjetura  më datë 26.6.2019 gjatë kontrollit të banesës sështetasit Astrit Beqiri, në gjendje cash në shtëpi, urdhërohet pezullimi i pasojave t? zbatimit të masave t? konfiskimit, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, për shkak të vendosjes së konfiskimit ndaj tyre me vendimin nr.28, datë 23.3.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 22, datë 27.7.2021 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Shpenzimet gjyqësore si të jenë bërë.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve duke filluar nga njoftimi i vendimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME