Categories Lajme

Mbi 500 fermerë të goditur nga përmbytjet në Fier, “Shteti të na ndihmojë, na janë shkaktuar 20 mijë euro dëme”

Janë më shumë se 500 fermerë të cilët merren me kultivim të luleshtrydhes dhe kjo përmbytje iu çoj dëm këtë sezon prodhimi. Fermerët kanë investuar në blerjen e pompave dhe po detyrohen të heqin vetë ujin nga serat pasi kanalet kulluese vijojnë tërheqjen ngadalë për shkak te bllokimit dhe mos pastrimit të kanaleve kulluese, vaditëse.

Fermerët kërkojne ndërhyrjen e shtetit pasi 1 ditë më parë ministrja e Bujqësisë nuk ka qene tek fermerët e përmbytur por në autostradën Levan Tepelene. “U njoftuam në 10 të natës për përmbytje, gjatë ditës na thanë që s’ka përmbytje. Sot unë kam 9 dynym sera të përmbytura, na kanë prishur gjitha duke na shkaktuar dëm të madh. Nuk kthehet më në prodhim e ka mbuluar balta.

Tani prodhimi kthehet në maj tani, skemi mbështetje nga asnjë, as nga shteti. Filloi ngritja e argjenaturës nga Ferasi deri këtu. Kishte sera që në 2017 nuk na zinte uji kurse këtë vit na përmbyti gjithë. Presim nga shteti të na kompensojë, asnjë s’ka ardhur të na shikojë dëmet.

Ja ju mediat jeni të parët që erdhët. Po nuk na ndihmoi shteti ne falimentuam, do të ngrihemi të ikim prap emigrantë në Greqi, kam 7-8 punëtorë që i paguaj , ku do shkojnë ata tani kush do ti ushqejë. Janë rreth 20 mijë euro dëme”, tha fermeri i zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME