Categories Lajme

Mbi 7 mijë shqiptarë të Kosovës hynë në Morinë, destinacion bregdeti

Shqiptarët e Kosovës vlerësohet se shpëtuan sezonin turistik mes pandemisë së koronavirusit, ndërsa po shtyjnë përtej verës. Mbi 7 mijë persona hynë nga Morina vetëm mëngjesin e së shtunës, ku pjesa më e madhe kishin si destinacion bregdetin.

Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë të mbajnë hapur sezonin turistik në Shqipëri përtej verës. Ulja e temperaturave nuk u bë pengesë as këtë fundjavë për fluksin e pushuesve që ishte thuajse i ngjashëm me atë të javëve të kaluara. Më shumë se 7 mijë qytetarë të Kosovës, në orët e mëngjesit të sotëm kaluan në doganë dhe destinacioni i tyre kryesor mbetet bregdeti.

”Në Durrës. Nuk ka mbaruar sezoni ende. E duam Shqipërinë, kemi edhe shtëpi në Durrës.” Më të shumtët ishin për pushimin e fundjavës, por kishte edhe prej atyre që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar në bregdet. ”Shëngjin, Velipojë, kemi ardhur me makinë për të shëtitur në Shqipëri.”

Për të shmangur radhët Policia kufitare në Morinë vijon të aplikojë proceduren e përshpejtuar. ”Nuk e di çfarë po bëjnë këto qeveritë, duhet të hiqen kufijtë.” Turizmi patriotic ia doli të shpëtojë sezonin turistik mes pandemisë, ndërsa tashmë po e shtynn përtej muajve të verës! 800 mijë shqiptarë nga kosova përllogaritet se hynë në Shqipëri përgjatë gushtit, ndërsa prej janarit numri i ture shkon mbi 1 milion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME