Lajme

Mbledhja e KAS/ Vendoset për rrëzimin e kërkesave të LSI, PD dhe Kreshnik Merxhanit

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet u mblodh ditën e sotme për të shqyrtuar ankesat e PD-AN, LSI dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani për parregullsitë në procesin zgjedhor të 25 prillit.

KAS njoftoi në fund të takimit se u mor vendimi për rrezimin e kërkesave të bëra nga të tre subjektet politike në fjalë për të depozituar provat shtesë. Në takim u bë e ditur po ashtu se mbledhja për shqyrtimin e kërkesës së PD-AN dhe LSI në qarkun e Beratit do të mbahet në datë 14 maj 2021, ora 10:00.

Vendimet:

”Shqyrtimin e kërkesave ankimore, të subjekteve zgjedhore të LSI, koalicioni PD dhe Aleanca për Ndryshim dhe kandidati Kreshnik Merxhani. KAS u tërhoq në dhomë këshillimin në lidhje me provat e palëve, po ashtu edhe për ankesat ankimore e provat. Provat që palët kanë sjellë do të pranohet për shqyrtim, kërkesat që palët bënë, u vendos rrëzimi i kërkesës së LSI, në lidhje me provat që kërkon të merret.

Sa i përket emrave që kanë qenë komisioner, dy anëtarë të KAS-it, i kërkojmë KQZ, që të na vërë në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur që personat në lista kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, nga dita e zgjedhjeve e deri në shpalljen e rezultateve. Kërkesa e fundit me këqyrjen dhe me kryqëzimin e të dhënave nga pajisja identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës, kërkojmë që brenda afatit sa më shpejt, të na vihet në dispozicion informacioni në lidhje me pajisjet identifikuese në Qarkun e Gjirokastrës. Në lidhje me kërkesat për prova të subjektit zgjedhor të kandidatit Kreshnik Merxhani, u vendos me shumicë votash rrëzimi i kërkesës.”- tha anëtari i KAS, Ledio Braho.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: