Lajme

“Mblidhen njerëz me dy gishta”/ Rama kritikon Bashën për grumbullimin e njerëzve

Edi Rama sulmoi nga Fieri Lulzim Bashën për takimet elektorale në disa qytete dhe grumbullimet referuar pandemisë.

Nga takimi me kandidatët në Apollonia Rama paralajmëroi masa më të rrepta duke theksuar se nuk ka preferuar të ndëshkojë ekonominë por nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.

“Nga ana tjetër të mos ushqehemi me iluzionin se duke mbledhur ato tufa me dy gishta marrin ndonjë votë më shumë. Është komplet absurde dhe realisht dëm i madh. Paralelisht me vaksinimin, rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten në raport me ato masa. Ne nuk kemi preferuar që të ndëshkojmë ekonominë por nga ana tjetër kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.

Duhet realisht që të marrim një vendim të qartë të gjithë bashkë. Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzisht që mund të grumbullohen së bashku, këtë nevojë do ta adresojmë së bashku dhe do ta adresojmë duke iu drejtuar autoriteteve.

Nuk më takon mua dhe nuk na takon ne ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk e kemi problem, mund të shkojmë deri më 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe kaq.

Por nëse është e nevojshme mund t’i drejtohemi autoriteteve, por nuk mund dot të vazhdohet kështu. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90. Hip mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri dhe në një festë si ajo në Elbasan.

Vër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe që nuk kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme”, deklaroi Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: