Categories Lajme

Mbrojtja e hebrenjve, Pompeo: Shqipëria është mik i madh i SHBA-së

Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo vlerësoi popullin shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve. Në fjalën e tij, ai e cilësoi Shqipërinë si mik të madh të SHBA-së. Pompeo u shpreh se kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese.

Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Shqipëria ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë dhe falë heroizmit, ishin streha për hebrenjtë duke i mbrojtur edhe me dokumente false për t’i shpëtuar.  Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj në Shqipëri se përpara.

Nder për Shqipërinë dhe për trashëgiminë e saj dhe tolerancën e saj. Duhet ta identifikojmë këtë kërcënim dhe të gjejmë mënyrën për ta luftuar. Kemi parë një përhapje të anti-semitizmit dhe kjo është shqetësuese dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasin në emër të tolerancës dhe besimit.

Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtat e njeriut.  Le të garantojmë sigurinë e cdo personi që të jetojmë krah për krah në paqe. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin shqiptar” tha ai. Kryeministri  Edi Rama u shpreh se Shqipëria u kthye në shtëpinë e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME