Categories Lajme

“Mburreshin kush është më i fortë”/ Flasin shokët e 15-vjeçarit që u vra në Gramsh: Fatjoni ndërhyri të ndante Markon nga sherri

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini” ku ndodhi vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bici mesditën e kësaj të marte kanë treguar se si nisi sherri mes adoleshentëve.

Në një prononcim për mediat, njëri prej tyre thotë se 15-vjeçari që mbeti i vrarë ka hyrë të shuajë sherrin mes kushëririt të tij (Marko Liçi, 15 vjeç që mbeti i plagosur) dhe tre të tjerëve.

Një tjetër thotë që sherri është parë nga shumë persona, por askush nuk ka ndërhyrë. Sipas një nxënëseje, policia gjithashtu ka mbërritur shumë vonë.

Nxënësi i parë: Ata të dy ishin kushërinj, janë të dy tek shkolla jonë në klasë të 9-të. Ka ndodh për shkak të rrjeteve sociale, kush është më i fortë dhe kush është më i dobët.

Nxënësja e dytë: I njihja të dy djemtë dhe u tremba shumë. Më duket se kanë ftuar njëri-tjetrin për sherr dhe kanë përfunduar këtu pastaj. Ngjarje të tilla ka pasur shumë, jo duke përfunduar kështu por ka pasur. Këto ndodhin se vetë djemtë duan të mburren kush është më i fortë dhe pastaj ndodhin konflikte.

Nxënësja e tretë: Mesa mora vesh i kishin parë shumë veta dhe nuk ndërhynë. Dhe policia erdhi shumë vonë. Mesa mora vesh u bë për një lojë në rrjetet sociale.

Burime bëjnë me dije se konflikti me 4 adoleshentët e tjerë kishte nisur rreth dy javë më parë tek një kënd lojërash dhe shkak kanë qenë rrjetet sociale. Konflikti i cili nuk ishte mbyllur dhe sot dy kushërinjve i kanë dalë para 4 adoleshentë të tjerë me thika dhe përforcues grushti.

I plagosuri është dërguar në spital nga prindërit pasi e kanë parë me plagë në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në krahun tjetër policia ka shoqëruar 4 adoleshentët e tjerë të përshirë në ngjarje, mes tyre edhe autori

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME