Categories Lajme

“Mbylle gojën”! Lira Gjika tregon gabimet e përditshme të prindërve ndaj fëmijëve

Pediatrja e njohur Lira Gjika, në një bisedë të zhvilluar online në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi tregoi problematikat e rritjes dhe edukimit të fëmijëve të cilët sipas saj në Shqipëri kanë sjellje të ndryshme, ndonjëherë agresive. Sipas Gjikës sjellja e fëmijëve varet nga dialogu që krijon prindi më fëmijën, ku shpesh shihet se prindi zgjedh rrugën më të shkurtër siç e quan ajo për të zgjidhur një situatë tensioni me fëmijën.

“Prindi duhet të jetë i duruar dhe të mos mendojë për të tjerët. Një prind duhet të vendosë fëmijën në plan të parë. Nëse fëmija shtrihet në supermarket sepse do diçka atëherë ne duhet të tregohemi të duruar dhe të flasim me qetësi me fëmijën dhe jo të ushtrojmë presion mbi të, kjo sjellje e prindit dëmton psikologjinë e fëmijës”, këshilloi pediatria. Po ashtu Gjika tha se fëmijët nuk duhet të paragjykohen se janë të mirë apo jo, ndërsa shtoi se nuk kemi pse ta çojmë deri në atë gjendje, por duhet ta edukojmë, të flasim me ta.

“Problemi nuk është tek zëri i lartë, por tek ashpërsia. Zëri i lartë nuk është problem, por e bërtitura është problem. Çdo gjë mësohet, edhe fëmija nxitet në bazë të modelit që ka pranë. Ne nuk presim që fëmija të marrë komandën me fjalën. Ne i lëmë fëmijët në stad imitimi. Por në dialog fëmija dëgjon të rriturin, është vërtet i vështirë pasi kërkon kohë dhe durim nga i rrituri, por është mënyra më e mirë edhe për të kontrolluar situatën”, u shpreh pediatrja.

Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, ajo theksoi se fëmijët nuk duhet të ndrydhen dhe se duhet treguar shumë kujdes në sjelljen me fëmijën. “Nëse sot nuk ia tolerojmë të qarën apo agresivitetin do të jetë e vështirë, sepse fëmija do të trembet dhe do të ndrydhet.”Mbylle gojën”,- e dëgjojmë kudo. Nuk duhet të na vijë turp kur qan një fëmijë, kjo është një rrugë natyrale. Për mendimin tim , aty ku është plotësuar kërkesa me të qara, ajo më pas kthehet në sjellje”, shpjegoi Gjika.;i.k/abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME