Lajme

Mbyllet fasoneria në Pogradec, punonjësit dalin në protestë: Nuk kemi marrë rrogën e gushtit

Punonjësit e një fasonerie në qytetin e Pogradecit kanë dalë në një protestë pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagën e muajit gusht dhe prej pesë muajsh nuk janë paguar sigurimet shoqërore.

Sipas tyre subjekti nuk i ka njoftuar për mbylljen e aktivitetit sipas kodit të punës.

Punëtorët e fasonerisë thonë se për mos derdhjen e kontributeve shoqërore këta të fundit rrezikojnë të mos përfitojnë asistencën sociale.

Përfaqësues të subjektit ALB – KONFRX i cili prodhon veshje për tregun europian pohon se aktiviteti i fasonerisë në Pogradec është mbyllur muajin e kaluar dhe për këtë shkak ka shpallur falimentin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close