Një mjeke gjinekologe e maternitetit të Lushnjes ka rezultuar e infektuar me koronavirus. ‘Panorama’ raporton se pas izolimit të këtij rasti, është mbyllur materniteti i spitalit ‘’Ihsan Çabej’’ në qytetin e Lushnjes.
Mjekja rezultoi e prekur pas një hetimi të kontakteve të një të afërmi të saj i prekur më herët. Mësohet se ndërkohë janë marrë tamponë të të gjithë stafit dhe do priten përfundimet e tyre, pas te cilave do te vendoset me tej, edhe se kur do te rihapet materniteti. Vizitat ndërkohë do të bëhen në ambulancë dhe në qendrat shëndetësore të lagjeve.