Lajme

Mbyllet numërimi i votave në Shqipëri, mbi 83 mijë vota të pavlefshme

Shqipëria me 25 prill ka zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ku fituese u shpall Partia Socialiste me 48.68 % të votave, e ndjekur nga PD me 39.43 %,  partia e tretë në këto zgjedhje rezultoi LSI me 7. 81 % të votave dhe PSD e cila siguroi tre mandate me 2.25 % të votave.

Ndërkohë ajo që vlen të theksohet në këto zgjedhje përveç mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste është dhe numri rekord i fletëve të votimit. Në mbylljen e numërimit të votave për partitë 83 019 fleta votimi kanë rezultuar të pavlefshme.

Sipas të dhënave të KQZ qarku që kryeson në numrin e fletëve të pavlefshme është Tirana me 18 442 vota, i ndjekur nga Elbasani me 9 772 dhe i treti në listë sipas të dhënave është Fieri me 7 375 vota. Ndërkohë qarqet që kanë rezultuar me numrin më të ulët të fletëve të votimit të pavlefshme është Kukësi me 2 188 vota dhe Gjirokastra me 2 310 vota.

Fletët e votimit të pavlefshme:

Tirana 18 442 vota

Elbasan 9 775 vota

Fier 9 mijë e 375 vota

Durrësi 7 808 vota

Korçë 7 353 vota

Shkodër 6 011 vota

Berat 5 292 vota

Lezhë 4 946 vota

Vlorë 4 730 vota

Dibër 4 686 vota

Gjirokastër 2 310 vota

Kukësi 2 188 vota.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: