Categories Lajme

Mbyllet numërimi i votave preferenciale në Tiranë, ja kush janë më të pëlqyerit

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kandidatët në Tiranë. Në zgjedhjet e 25 prillit, votuesit kishin të drejtë që përveç partive politike të zgjidhnin edhe kandidatin e tyre të preferuar. Kështu kandidatët kishin mundësinë që të hynin në kuvend me vota preferenciale duke thyer herësin dhe duke eliminuar më pak të votuarin në listën fituese të partisë që i përfaqëson.

Teksa numërimi në Tiranë është mbyllur vihet re se në këtë qark kryeson Fatmir Xhafaj me 16741 vota i cili theu edhe herësin duke e siguruar vetë një ulëse në Kuvend. Ndërkohë nga radhët e socialistëve ndër më të votuarit janë Manastirliu e cila merr 9115 vota dhe Ahmetaj 11287 vota Në Tiranë, renditen të parat në listën e PS, edhe Luljeta Bozo merr 5437, Najada Çomo 1583 vota. Në Tiranë, e dyta më e votuara në listën e PS është Belinda Balluku me 15366 vota.

Në listën e PD kryeson Basha me 16073 vota, ndiqet nga Agron Shehaj me 13780 vota. Ndërsa për sa i përket listës së LSI kryeson Përparim Spahiu me 3402 vota, Kryemadhi merr 2436 vota .

PS 18 mandate

Fatmir Xhafaj 16741
Ornaldo Rakipi 15700
Belinda Balluku 15366
Etjen Xhafaj 12793
Arben Ahmetaj 11287

PD 15 mandate

Lulzim Basha 16186
Agron Shehaj 13852
Belind Këlliçi 11581
Grida Duma 8691
Shpëtim Idrizi 7440

LSI 2 mandate

Përparim Spahiu 3431
Monika Kryemadhi 2446
Floida Kërpaçi 1644
Vojo Bregu 1517
Klajda Gjosha 1445

PSD 1 mandat

Tom Doshi 2025
Besart Meta 713
Gertjan Deda 692
Albert Jaupi 665
Dritan Arapi 588

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME