Lajme

Mbyllet papritur Ambasada amerikane, shtyhen takimet

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se nuk do të jetë e hapur ditën e nesërme(5 dhjetor).

Ky vendim është marrë në nder të ish-presidentit Bush, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.

Njoftimi u bë nga faqja zyrtare në rrjetet sociale e ambasadës, teksa takimet e parashikuara për nesër janë zhvendosur për në 7 dhjetor.

Njoftimi i Ambasadës:

“Do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion.”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: