Lajme

Mbyllet pjesa e parë Kroaci-Kanada, ballkanasit përmbysin rezultatin pas pësimit të golit

Kanë përfunduar me tre gola të realizuar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Kroacisë dhe Kanadës në “Khalifa International Stadium”.

Me të filluar ndeshjes, përkatësisht në minutën e dytë tësaj, Kanada kaloi në epërsi 1-0 me golin e realizuar nga Davies, duke i lënë të shtangur yjet e Kroacisë, raporton KosovaPress.

Por, pas golit të shpejtë të pësuar, kroatët filluan ta marrin kontrollin e lojës, gjë e cila edje solli rezultate shumë të mira në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë.

Andre Kramaric fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 36’ duke shënuar për 1-1, kurse për ta përmbysur epërsinë e kanadezëve u përkujdes sulmuesi Marko Livaja me golin e tij në minutën e 44’.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close