Lajme

Mbyllet seanca për mandatin e Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese kërkon 30 ditë kohë për të vendosur

Është mbyllur seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese ku po shqyrtohen paditë e Partisë Demokratike lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Në fund të diskutimeve, trupi gjykues është tërhequr dhe ka dalë me vendimin se i duhen 30 ditë kohë për të vendosur.

Seanca nisi në orën 10:00. Përfaqësuesi i PD-së, Marsh Logu ka kërkuar që GJK të detyrojë Kuvendin që ta çojë në gjyq mandatin e Xhaçkës, ndërsa pala tjetër kundërshton. Përfaqësuesja e Kuvendit pretendon se kërkesa e Partisë Demokratike nuk ka përmbushur as kriteret formale që duhen.

Opozita pretendon se deputetja Xhaçka është në konflikt të hapur interesi, sepse kompania e bashkëshortit të saj, pra edhe ajo vet, kanë përfituar pasuri publike shtetërore, gjatë investimit në një objekt turistik.

Ndërsa sipas socialistëve, ky rast nuk ka të bëjë me konflikt interesi, dhe propozojnë në raportin e tyre, që mocionet e opozitës të mos i përcillet Gjykatës Kushtetuese, sepse shoqëria e bashkëshortit të deputetes Xhaçka do të ndërtojë me leje në një truall privat dhe nuk ka ndonjë kontratë me institucione për të përfituar nga prona publike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close