Categories Lajme

Mbyllet tregu i Orizit në qytetin e Vlorës (Video)

Mbyllet përfundimisht tregu i Orizit në qytetin e Vlorës. Afro 8 ditë nga mbyllja e tij për herë të parë dhe pas shumë protestash tregu orizit në Vlorë i mbyllur përfundimisht. Tregëtarve edhe këtë të shtunë nuk u është dhëne asnjë zgjidhje. Që prej orës 9 të mëngjesit tregëtarët kanë dal në protestë për të dytën herë rradhazi përpara bashkisë së Vlorës pasi herën e parë smorën asnjë zgjidhje, duke kërkuar që tregu të hapet, në mënyrë që të shesin atë pak mall që ju ka mbetur stok. Tregëtarët kanë kërkuar që të zhvendosen edhe diku tjetër në rast së nuk gjendet një zgjidhje për problemin e tyre.

Pas 60 minutash protestë tregëtarve ju është sosur durimi, duke u munduar të futen në bashkinë e Vlorës duke kërkuar që të takojnë kryetarin e bashkosë së Vlorës për të gjetur një zgjidhje. Pas shumë minutash tensione një delegacion prej 4 personash u futën në bashkinë e Vlores, duke u pritur nga Nënkryetari Bashkisë dhe jo nga kryetari i saj aktual. Pas një takimi prej 40 minutash ata dolën sërisht të zhgënjyer, me një zgjidhje përfundimtare atë të mbylljes përfundimtare të tregut. Sic kanë pohuar edhe vetë përfaqesuesit atyre ju është thënë se ende nuk kanë një zgjidhje për rikonstruksionin e tregut, madje skanë asnjë planë as për zhvendosjen e tyre.

107 tregëtarët e tregut të Orizit janë lënë në qiell të hapur nga bashkia e Vlorës. Tregu i Orizit në këtë mënyrë është mbyllur përfundimisht duke mos u ofruar atyre asnjë zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME